Vaji i ullirit shqiptar renditet në vendin e 12-të, për treguesit e lartë të cilësisë, ndër 600 markat ndërkombëtare që u testuan në Panairin më të madhe botëror “Vinitaly” 2023, që u mbajt në Verona të Italisë nga data 2-5 prill.
Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila përcolli edhe një video mesazh me këtë rast, bashkë me dy prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit që u vlerësuan për cilësinë e lartë të vajit të ullirit që prodhojnë në fabrikën e tyre.
“Panairi ndërkombëtar “Vinitaly” që u mbajt në Verona, zhvilloi edhe një ekspozicon shumë të madh edhe për Vajin e Ullirit, ku morën pjesë edhe prodhuesit shqiptarë të këtij sektori”, tha ministrja.
Në video mesazhin e saj, ministrja Krifca përcolli pamje nga panairi, teksa prezantoi Avniun dhe Arjanin nga kompania “Shqiponja”, të cilët ekspozojnë vajin e ullirit në këtë aktivitet të rëndësishëm.
“Nga një panel që u zhvillua në “Vinitaly”, mes 600 kompanive marka ndërkombëtare, vaji i ullirit “Shqiponja” u rendit në vendin e 12-të sa i takon treguesve të cilësisë. Ky fakt flet vetë dhe dëshmon atë që themi se cilësia e vajit të ullirit shqiptar është i spikatur”, u shpreh Krifca.
Ndërsa Avniu, prodhues për më shumë se dy dekada në këtë sektor tha se, “në sipërmarrjen e tij po punon fort për rritjen e cilësisë së vajit të ullirit”.
“Vetëm me një cilësi të lartë mund të ecim përpara” tha ai, teksa vlerësoi mbështetjen që po jep ministria e Bujqësisë për promovimin e produktit shqiptarë në Panairet ndërkombëtare si një mundësi e mirë për markektimin dhe rritjen e eksporteve.
“Gjej rastin, tha Krifca, të falenderoijsipërmarrjet për impenjimin dhe përkushtimin që tregojnë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve, duke na bërë krenar për prodhimet markë “made in Albania” në tregjet ndërkombëtare”./atsh