Pandeli Majko kërcënon Rusinë: Kush prek sovranitetin e Suedisë dhe Finlandës, prek edhe Shqipërinë

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko foli në Kuvend në lidhje me miratimin e protokolleve të NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë.

Majko tha se ky është një akt solidaritet që tregon se kush prek sovranitetin e tyre ka prekur edhe Shqipërinë.

“Dua të bëj një koment të shkurtër. Mendoj se akti i sotëm i parlamentit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk është vetëm moment kolektiv por akt i mirëfilltë solidariteti. Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërisë.

Federata ruse po shkatërron ligjin ndërkombëtar. Ky moment kolektiv i të qëndruarit bashkë na bën edhe më të fortë. Me këtë pohim të sotëm me gjithë polarizimin politik vendimi i përbashkët është një gjest kuptimplotë dhe i rëndësishëm që ripohon qëndrimet e politikës shqiptare si anëtare e NATO-s. Ky është njjë nga aktet më të rëndësishme që ky parlament ka marrë sot”, tha ai