Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, para tri jave kërkoi t’i vendosen sanksione kryetarit të Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Këto sanksione u vendosën sot, ditën kur ministrja udhëtoi për në SHBA, për të takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Baerbock kërkoi vendosjen e sanksioneve pasi Dodik dhe Asambleja e Republikës Srpska, miratoi një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.
“Përpjekjet për t’u shkëputur janë të papranueshme, dhe kjo gjithashtu do të thotë, dhe unë kam lobuar këtu, se regjimi aktual i sanksioneve tani të përdoret edhe kundër z. Dodik,” u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit me kolegët e BE-së në Bruksel.
Tri javë pas kësaj deklarate, SHBA-ja i vendosi sanksione Dodikut, pikërisht në ditën kur ministrja udhëtoi drejt SHBA-së për të takuar Blinkenin.
Ambasada e Gjermanisë në Uashington përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar për vizitën e sotme të ministres Baerbock në Uashington.
Në njoftim gjithashtu thuhet se takimi në mes të ministres Baerbock dhe sekretarit Blinken, do të prodhojë diskutime të nxehta, ku në mes tjerash do të diskutohet edhe për Ukarinë.
“Ajo është gati të zhivllojë një takim të suksesshëm me Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Blinken, për të diskutuar disa tema të nxehta, duke përfshirë bashkëpunimin e fortë midis SHBA-së dhe Gjermanisë dhe situatën në Ukrainë”, thuhet në njoftim.
Ky është njofitmi i plotë:
“Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po viziton sot Uashingtonin! Ajo është këtu për të demonstruar prioritetin e lidhjeve transatlantike në qeverinë e re.
Ajo është gati të zhvilloj një takim të suksesshëm me Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Blinken, për të diskutuar disa tema të nxehta, duke përfshirë bashkëpunimin e fortë midis SHBA-së dhe Gjermanisë dhe situatën në Ukrainë.
Ambasadorja Haber shoqëroi Ministren Baerbock në vizitën e saj në Departamentin e Shtetit dhe shtoi vlerësimin e saj: “Gëzohem t’ju takoj juve dhe Sekretarin Blinken duke forcuar lidhjen tonë transatlantike”, tha ajo.
Vizitë e sigurt dhe udhëtime të sigurta, Ministër!