KRYESORE

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Po ndërton raketa që shumë shpejt do të arrijnë SHBA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi gjatë fjalimit të tij vjetor për State of the Union, të martën në mbrëmje se Teherani po punon për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, që në të ardhmen mund të arrijnë deri në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kanë zhvilluar tashmë raketa që mund të kërcënojnë Europën dhe bazat tona jashtë vendit, dhe po punojnë për të ndërtuar raketa që shumë shpejt do të arrijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti gjatë fjalimit, shkruan A2 CNN. Deklaratat vijnë në prag të negociatave të ardhshme mes Teheranit dhe Uashingtonit në Gjenevë lidhur me programin bërthamor të Iran dhe shqetësimet për zgjerimin e arsenalit raketor të vendit.

“Ata u paralajmëruan të mos bëjnë asnjë përpjekje për të rindërtuar programin e tyre të armëve, veçanërisht armët bërthamore,” tha Trump, duke shtuar: “Megjithatë ata vazhdojnë ta nisin përsëri dhe në këtë moment po ndjekin ambiciet e tyre të liga”.

Trump premtoi se Republika Islamike nuk do të lejohet të sigurojë armë bërthamore, një moment që shkaktoi reagim në sallë, me ligjvënës nga të dyja partitë që u ngritën në këmbë. Presidenti theksoi se SHBA mbetet e gatshme të veprojë nëse është e nevojshme.

Prej javësh, Trump ka përmendur një grumbullim të madh forcash detare amerikane pranë Iranit, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe disa anije luftarake të vendosura në rajon. “Ne jemi në negociata me ta. Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por nuk kemi dëgjuar ende ato fjalët sekrete: ‘ne nuk do të kemi kurrë armë bërthamore’”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago