KRYESORE

Xhaçka në OKB: Në Kosovë gratë u përdhunuan dhe vranë gjatë spastrimit etnik

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB parashtroi 4 pika për të rritur rolin e grave në çështjet e paqes dhe sigurisë. Si shembull për shkeljen e të drejtave të grave, ajo përmendi spastrimin etnik në Kosovë.

“Çështja e grave, paqes dhe sigurisë është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë në 2 vitet e ardhshme”, tha ministrja Xhaçka.

Më tej, ajo kujtoi spastrimin etnik në Kosovë, duke përmendur gratë si shënjestra të qëllimshme.

“Edhe në ditët e sotme cilësia e të drejtave, përfaqësimit dhe edukimit nuk mund të merren si të mirëqene nëse je një grua. Ne si shqiptarë e kemi parë këtë në Kosovë, kur gratë u lanë që të kujdeseshin për familjet dhe ato u përdhunuan, torturuan dheu vranë si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik”, shtoi ajo.

Ministrja Xhaçka parashtoi edhe 4 pika për të përmirësuar rolin e grave në çështjet e paqes dhe sigurisë.

“Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut. Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t’u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore. Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti. Së katërti, të rrisim llogaridhënien në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut”, deklaroi Xhaçka.

Mes të tjerave, në fjalën e saj, Ministrja e Jashtme shtoi se Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago