Një krizë e mungesës së fuqisë punëtore shumë shpejt do ta godasë Kosovën, ka paralajmëruar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Në një deklaratë për “EkonomiaOnline”, Azemi për këtë është nisur nga deklarimi i shtetit gjerman se ka nevojë edhe për mbi 300 mijë punëtorë të huaj, e mbase shifra mund të shkojë deri në një milion. KOHA ka raportuar se vetëm në dhjetor kanë qenë 56 mijë aplikime nga kosovarët për viza pune në Gjermani.
“Me shifra zyrtare, Gjermania tash për tash ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë. Sipas disa të dhënave Gjermania do të ketë mungesë të rreth 1 milion punëtorëve dhe këta punëtorë do të orientohen normal dhe do të kalojnë më lehtë në shtetet perëndimore. Fatkeqësisht do të ketë një krizë shumë shpejtë të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Qeveria nuk ndërmerr asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të kamotshme zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.
“Do të kërkohet të bisedohet për problemet e caktuara. Nëse Qeveria nuk është gati do të mbajmë protesta. Por nëse edhe këto nuk bëjnë zgjidhje, atëherë zgjidhja përfundimtare është drejtimi tek institucionet shtetërore, gjegjësisht tek gjyqet”.
Azemi ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur as edhe një takim me zyrtarët qeveritar edhe përkundër faktit që pesë herë kanë kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se Qeveria ka dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…