Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të arritur gatishmëri për veprime të tilla në fund të kësaj dekade ose në fillim të viteve 2030.
Sipas raportimit të Interfax, Belousov i bëri këto deklarata gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të Bordit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ku theksoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut po rrit ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake.
Ai përmendi përgatitjet për vendosjen e raketave me rreze të mesme, modernizimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore, përditësimin e arsenalit bërthamor dhe rritjen e shpejtësisë së dislokimit të trupave në krahun lindor të NATO-s, përmes asaj që ai e quajti “Schengen ushtarak”.
Belousov shtoi se shpenzimet ushtarake të NATO-s janë rritur ndjeshëm, duke arritur aktualisht rreth 1.6 trilionë dollarë në vit, dhe se me synimin për ta çuar buxhetin në 5 për qind të PBB-së së vendeve anëtare, ai mund të rritet deri në 2.7 trilionë dollarë.
“Sipas analizës së situatës ushtarako-politike, të gjitha këto tregojnë se NATO po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Rusinë”, citohet të ketë thënë Belousov, sipas Interfax.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…