Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon sulmin terrorist në Banjskë

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Lajmin e ka bërë të ditur, Vladimir Bilicik, eurodeputet dhe raportues për Serbinë në këtë institucion.

Ai ka thënë se duhet një hetim i plotë për sulmin në Bajnskë.

“Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë.

Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit në Banjskë dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv të lehtësuar nga BE.”, shkruan ai. /Reporteri.net/