POLITIKE

Pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, kërcënon Lista Serbe

Pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përfaqësues të Listës Serbe e cilësuan si okupim të kësaj komune. Sipas tyre, Albin Kurti duhet të ndalë përndjekjen e serbëve, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës.

Ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiq doli në një konferencë për media, së bashku me katër ish-kryetarët e komunave në veri të vendit. Nga aty, Simiq foli për rezistencën e tyre pas 1 qershorit, pa dhënë detaje për çcfarë rezistence bëhet fjalë.

“Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndalojë represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë.

Ai përsëriti se serbët nuk kanë asgjë kundër shqiptarëve, por kundër qasjes së Kryeministrit Kurti ndaj serbëve.

Sot, në një seancë solemne, në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës dha betimin kryetari i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. E veçanta ishte se flamuri i shtetit u vendos për herë të parë në këtë objekt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago