Pas shkarkimit të djeshëm të gjashtë anëtarëve të Bordit të ish gjigantit Trepça nga ana e qeverisë së vendit, ka reaguar menjëherë Arsim Musa, nga këshilli protestues i protestave, i cili u shpreh i lumtur për vendimin e qeverisë, duke e quajtur atë si një vendim shumë të drejtë.
Ai gjatë një interviste për KosovaPress, ka bërë të ditur se pas takimit me kryeministrin, ka marrë premtime se deri të hënën do të bëhet shkarkimi edhe i menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, si dhe anulimi i konkursit.
Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri në shkarkimin e menaxhmentit dhe anulimin e plotë të konkursit.
“Është marrë një vendim shumë i drejtë, një vendim pak me vonesë, por i duhur. Ne jemi falënderues ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Zhvillimit Ekono mik, Rozeta Hajdari, të cilët kanë bërë në mënyrë të ligjshme shkarkimin e Bordit të Trepçës…Ne dje kemi qenë në takim prej rreth 40 minutash te kryeministri Albin Kurti së bashku me këshillin protestues. I kemi shpjeguar disa gjëra, materiale dhe faktet që i kemi, me përpikëri të gjitha…Kryeministri ka premtuar që më së largu deri të hënën në mëngjes, të shikohet ana ligjore e procesit, që të shkarkohet menaxhmenti dhe konkursi të bihet në zero…Protestat nuk do të ndërpriten deri sa ky menaxhment me konkurs të largohet prej aty”, ka thënë Musa.
Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqeri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci janë anëtarët e bordit të Trepçës të cilët u shkarkuan nga Qeveria Kurti.
Ky vendim ka ardhur pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
”I propozoj qeverisë që të shkarkoj drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…