Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aisha Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.
Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë në Prokurori, ajo theksoi se detajet të mëtejshme do të japë avokati Idajet Beqiri, ndërsa refuzoi të tregoj se çfarë tha para autoriteteve të drejtësisë.
Haklaj tha se nuk është në dijeni nëse në pyetje do të merren dhe pjesëtarët e familjes.
“Besimi ynë është te SPAK. Nuk mund të them më shumë. Ndoshta në vijëmësi avokati do u japë sqarime. Respekt pa fund për mediat. Keni qenë pushteti i vetëm që kemi besuar. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes”-tha ajo.
Prej orës 8 të mëngjesit, Aishe Haklaj dëshmoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzueses për këtë padi.
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…
Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…