Novak Djokovic e përziu dje politikën me sportin, duke zgjuar reagime në Kosovë dhe më gjerë.
Tenisti serb pas meçit që e fitoi në xhiron e parë të Roland Garros, në kamerë, siç shkruajnë tenistët tradicionalisht, shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, shkruan “Express”.
E kjo bëri që të reagojnë mediat franceze dhe Djokovic rrezikon të dënohet për këtë veprim pasi Federata Franceze e Tenisit, si organizatore e këtij turneu, e ndalon rreptësishtë përzierjen e politikës në eventet sportive që i mban ajo.
E në ndërkohë, kanë reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Tenisit të Kosovës.
Në Rahovec, ndër të tjera, është zhgaravitur muralja e tenistit serb gjatë natës së mbrëmshme, si përgjigje ndaj deklaratave të Djokovicit, por edhe të situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Gjithahstu, anash është shkruar UÇK dhe janë fshirë shkrimet në gjuhën serbe.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…