Menjëherë pas sulmit me thikë në Sydney, kryeministri australian, Anthony Albanese, ka mbajtur një konferencë për shtyp.
“Skena ishte dhunë tronditëse, por heroizmi erdhi nga policët dhe civilët”, tha Albanese.
Ai vazhdoi duke e lavdëruar policen që e qëlloi sulmuesin, përcjell Telegrafi.
“Trimëria e polices, padyshim shumë e rrezikshme, padyshim ajo është heroinë”, tha kryeministri australian.
“Nuk ka dyshim se ajo ka shpëtuar jetë me veprimin e saj dhe na kujton se ata persona që veshin uniformë janë njerëz që nxitojnë drejt rrezikut e nuk largohen prej tij. Unë falënderoj secilin prej tyre për veprimet që i kanë ndërmarrë”, shtoi Albanese.
Gjithashtu, ai falënderoi edhe qytetarët e Australisë dhe u shpreh i pikëlluar për viktimat dhe familjarët e tyre.
“Për çdo australian të prekur nga kjo tragjedi, çdo australian është me ju”.
I pyetur se çfarë do t’u thoshte qytetarëve të shqetësuar për sulme të mëtejshme, kryeministri tha: “Sigurisht që është mendimi im që ne duhet të lejojmë që hetimet të vazhdojnë. Duket se ky person ka vepruar i vetëm. Motivet nuk dihen ende dhe spekulimet nuk janë të dobishme”.
Albanese vazhdoi duke shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit të sotëm, duke konfirmuar edhe një herë se policia ka raportuar se deri më tash të vdekur nga incidenti kanë mbetur gjashtë persona, ndërsa të tjerë po trajtohen në spital.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…