Nga Turqia, mes kaosit dhe numrit të lartë të viktimave, vijnë edhe lajme të mira.
Ekspertët e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë dy muajshe.
E mitura, ndonëse prej tre ditësh ishte mes rrënojave dhe të ftohtit, është nxjerrë gjallë dhe e shëndetshme.
Ajo menjëherë u dërgua në autoambulancë për t’i dhënë ndihmën mjekësore.