Dy ditë pasi një motoskaf përplasi një çift pushuesish, në plazhin e Jalës është vendosur perimetri i sigurisë, ka vend për të notuar, si dhe ka shenja deri ku lejohen mjetet lundruese.
Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar nga mjetet lundruese. Por ka dhe nga ata që mendojnë se ngjarja e së shtunës ishte aksidentale. Pushuesit bien dakord të gjithë që policia kufitare duhet të shtojë kontrollet e mjeteve lundruese.
“Policia e Himarës ka arrestuar 37-vjeçarin Gjergji Priftuli pasi me mjetin lundrues në bregdetin e Jalës plagosi dy pushuesit. Ai akuzohet për plagosje të rënde me dashje”.
Drejtuesi i gomones ishte i pajisur me leje drejtimi të mjeteve lundruese, ndërsa i pyetur nga policia ka deklaruar se ai humbi kontrollin e gomones dhe e konsideron si jo të qëllimshme.
Tashmë të dy pushuesit e lënduar janë në trajtim mjekësor intensiv, djali 31-vjeçar mbetet në gjendje më të rënduar, ndërsa vajza 25-vjeçare është në gjendje shëndetësore stabël.