Është ngritur flamuri shqiptar në rrënojat e hotel “Mira Mare”.
Flamuri i ngrit pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit në shenjë simbolike për ditën e pavarësisë.
Në gërmadhat e hotelit shihet duke u valëvitur flamuri kuq e zi.
Rreth orës 14:30 nga rrënojat e hotelit u nxor trupi i fundit i pajetë, ai i Sotiraq Mishajt. Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.
Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.
Ndërsa nga tërmeti aktualisht numërohen 43 të vdekur.