Sedat Peker, njeriu kryesor i mafisë turke, po vazhdon të publikojë video teksa flet për përfshirjen e njerëzve të pushtetit në krime të ndryshme.
Njeriu i momentit që po trondit Turqinë, Peker ka publikuar edhe videon e nëntë, e cila brenda 24 orëve është shikuar rreth dhjetë milionë herë në YouTube.
Në videon e re, 49-vjeçari ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, fenë po e shfrytëzon për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit.
Peker tregon sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer krime kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë gjersa fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame.
“Vendet e Ballkanit i kam vizituar fshat më fshat. Njerëzit e shteteve myslimane po më thonë, ‘Si është e mundur që të gjitha ndihmat dhe investimet i keni ndaluar për ne ndërsa ato i keni dërguar tek shteti që na ka përdhunuar dhe masakruar, Serbia. Shtetet ballkanike më nuk po e konsiderojnë më lider të ummetit (myslimanëve). Gjithashtu edhe tek arabët e ka humbur besimin”, tha ai.
Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, ndryshojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drog ës te përdh unimet dhe atentatet.
Ndryshe, mafiozi turk që aktualisht është në Dubai ka folur edhe për kohën që ka qëndruar në Kosovë dhe deportimin e tij për në Shqipëri nga ku ka shkuar në Maroku.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…