Pentagoni po përgatitet për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran që do të zgjasin disa javë nëse Donald Trump vendos të përshkallëzojë situatën. Sipas Washington Post operacionet tokësore nuk do të jenë një pushtim në shkallë të plotë, por më tepër inkursione nga operacione speciale dhe trupa këmbësorie.
Kryetari i Parlamentit iranian, Qalibaf nga ana tjetër ka deklaruar se ‘Shtetet e Bashkuara flasin publikisht për negociatat, por planifikojnë një sulm tokësor në fshehtësi’
“Forcat tona të armatosura po presin mbërritjen e trupave amerikane për të ndëshkuar partnerët e tyre rajonalë”, tha ai.
Ndërkohë një sulm me raketa goditi portin e Bandar Khamir, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur katër të tjerë, pranë Ngushticës së Hormuzit. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit theksoi se sulmi amerikano-izraelit shënjestroi skelën e qytetit portual, teksa dy shpërthime të fuqishme tronditën Teheranin.
Qeveritë e Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit kanë kapur një seri sulmesh ajrore me raketa dhe dronë nga Irani.
Rebelët Huthi thonë se kanë kryer një sulm të dytë në disa pjesë të Izraelit jugor. Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit – thotë se grupi kreu sulmin me “një breshëri raketash dhe dronësh” që synonin “disa vende të rëndësishme ushtarake”.
Huthit paralajmëruan se do të qëndrojnë krah Iranit dhe Hezbollahut deri sa të ndalet agresioni i SHBA dhe Izraelit. Huthët rrezikojnë hapjen e një fronti të ri lufte në Detin e Kuq kur kërcënojnë me mbylljen e ngushticës Bab al-Mandab, pranë brigjeve të Jemenit, një pikë kyçe për kalimin e anijeve tregtare nga Azia drejt Kanalit të Suezit.
Një samit i vendeve që kërkojnë ndërmjetësim nis sot në Pakistan. Njëzet anije pakistaneze kanë marrë dritën jeshile në Ngushticën e Hormuzit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…