Gjermania të enjten i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës pesë kamionë ushtarakë të llojit HX-3. Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se përveç pesë kamionëve si donacion, FSK-ja me mjetet e veta i ka blerë edhe dhjetë të tjerë.
Vlera e kamionëve si donacion është rreth 3 milionë euro. Që do të thotë se, dhjetë kamionët e tjerë FSK-së pritet t’i kushtojnë rreth 6 milionë euro.
Por për çka shërbejnë këta kamionë?
Seria HX3 e kamionëve ushtarakë prodhohen nga kompania gjermane e armatimit, Rheinmetall. Këto lloje të kamionëve janë prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur “MAN”.
Kamionët e tillë shërbejnë për misione logjistike dhe taktike. Kamioni është i prodhuar për t’i përballuar terrenet e vështira.
Serisë HX3 i kanë paraprirë modelet HX dhe HX2. Seria HX3, të cilën e ka pranuar Kosova si donacion, për herë të parë u zbulua në maj të vitit 2021.
Kamionët e dhuruar nga Gjermania gjithashtu mund të përdoren për mbrojtje ajrore. Por në të duhet të montohet sistemi “Skyranger 30”. Sistemi kundër-ajror duhet të blihet veçmas nga kamionët. Nuk ka pasur njoftim që Kosova e ka blerë edhe këtë sistem së bashku me kamionët.
Kamioni ushtarak HX-3 me sistemin për mbrojtje ajrore.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…