Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për keqpërdorim të pozitës zyrtare të dyshuarin M.I., pronar i një kompanie që ishte kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për të mbikëqyrur punimet e palestrës së sporteve në fshatin “Zhegër”.
Sipas njoftimit, pronari i kompanisë “Arch Design”, dyshohet se për më shumë se tre vjet i ka pranuar si pozicione të kryera punët e pakryera. Dëmtimi që ai dyshohet se ia ka bërë komunës me këtë rast është rreth 66 mijë euro.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se i dyshuari i ka siguruar përfitim material kompanisë “Vision Project/Dino-SHPK” për periudhën 12 korrik 2017 deri më 3 dhjetor 2020.
Ky institucion ka thënë se do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…