Perëndimi i trishtë i një ylli Hollywood-i

Jack Nicholson u fotografua për herë të parë në 18 muaj, në ballkonin e kompleksit të tij famëkeq në Mullholland Drive në Beverly Hills.

Pamja e çrregullt e tri herë fituesit të Oskarit vjen pas raportimeve të shumta që sugjeronin se miqtë e tij ishin mjaft të shqetësuar se ai do të vdiste vetëm, në një mënyrë të ngjashme me ish-fqinjin e tij dhe legjendën e filmit, Marlon Brando.

Nicholson, 85 vjeç, është ndoshta beqari më i famshëm i “La La Land”, romanca e tij më e famshme me Angelica Houston përfundoi pothuajse 25 vjet më parë.

Ai u pa për herë të fundit në tetor 2021 duke u ulur me djalin e tij Ray pranë fushës së basketbollit dhe duke parë LA Lakers-at e tij të dashur. Ray, 31 vjeç, është një nga njerëzit e paktë me të cilin Nicholson është ende në kontakt.

“Ai ua ka bërë shumë të qartë të gjithëve se shtëpia e tij është kështjella e tij. Por njerëzit thjesht duan që ai të dalë nga shtëpia dhe të shfaqet diku për t’u treguar se si po kalon,” tha një mik i paidentifikuar për Radar Online në janar.

Paraqitja e tij e fundit në ekran ishte në filmin pak të njohur të vitit 2010, “How Do You Know”, duke luajtur së bashku me Oëen Ëilson dhe Reese Witherspoon.

Për vite me radhë, Jack i ka shmangur thashethemet se ai është tërhequr nga aktrimi sepse po lufton me demencën dhe nuk i mban mend linjat e tij.

Në janar, një mik i tij i paidentifikuar i tha Radarit se ndërsa Nicholson është fizikisht i aftë, “mendja e tij nuk është e njëjtë”. Por menjëherë pasi u shfaqën historitë e demencës, ish-spikeri i Fox News, Bill O’Reilly tha gjatë një episodi të emisionit të tij “No Spin News” se raportet për përkeqësimin e shëndetit mendor të Nicholson ishin të rreme.

“Kam vizituar Jack Nicholson disa muaj më parë. Kam pasur një bisedë të gjatë me të dhe ai po ndiqte nga afër “No Spin News” dhe kishte të gjitha llojet e pyetjeve të zgjuara për mua,” tha O’Reilly. “Kam qenë mik me të për dekada. 85 vjeç, por është më i aftë intelektualisht se presidenti i Shteteve të Bashkuara.”

Nicholson ka gjashtë fëmijë me pesë gra të ndryshme.