Irani ka pohuar edhe një herë se nuk ka zhvilluar bisedime me SHBA-në, pavarësisht pretendimit të presidentit amerikan Donald Trump se të dyja palët kanë arritur pika të rëndësishme marrëveshjeje.
Presidenti amerikan tha më parë se ka pasur bisedime shumë të mira midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ai theksoi se Irani dëshironte shumë të arrinte një marrëveshje.
Por kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka përsëritur pretendimin se nuk kanë ndodhur bisedime të tilla. Përmes një postim në “X” ka shtuar se janë lajme të rreme dhe se nuk ka patur bisedime mes dy vendeve.
“Nuk janë zhvilluar negociata me SHBA-në dhe lajmet e rreme përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t’i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar SHBA-ja dhe Izraeli”, shkruan ai.
Postimi i tij vjen pas raportimeve nga një zyrtar izraelit i cili i tha Reuters se Ghalibaf po udhëheq bisedimet me Uashingtonin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…