Në kohën kur po luftojmë pandeminë COVID-19, shumë prej nesh po gjejmë mënyra për të dhënë kontributin tonë për shoqërinë, sado modest.
Lirije Mahmuti që drejton biznesin e saj të rrobaqepësisë në Podujevë e cila është mbështetur përmes Programeve Aktive të Tregut Punës (ALMP2) të UNDP‐së, në bashkëpunimin me Agjencinë e Punësimit, ka kufizuar përkohësisht aktivitetet e përditshme për të qëndruar bashkë me familjen e saj në shtëpi në këtë kohë.
Ajo është e përkushtuar të ndihmojë komunitetin në këto ditë shumë të vështira, përmes qepjes së maskave mbrojtëse për banorët e pjesëve rurale dhe urbane, si dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë/Podujevo. Një përfituese tjetër e Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP2), Magbule Ferati nga Fushë Kosova gjithashtu është duke qepur maska mbrojtëse. Asaj iu desh që ndryshonte prioritet dhe të gjente një mënyrë për të mbijetuar në treg, por edhe për dhënë kontributin dhe për të ndihmuar qytetarët.
“Është pak e vështirë për mua në këtë kohë të gjej pëlhura të përshtatshme për maska por jam duke përdorur pëlhura të tjera që i kam në dispozicion. Jam duke qepur gjithashtu edhe maska për fëmijë, në madhësi më të vogla ”, thotë Ferati.
Këto dy gra dhe shumë përfitues tjerë të ALMP2 po japin kontributin gjatë këtyre kohërave sfiduese, duke ofruar pajisje mbrojtëse për qytetarët në Kosovë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…