Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se është shfuqizuar një Udhëzim Administrativ Nr. 03/2018, i cili ua pamundësonte studentëve vazdimin e studimeve të ciklit të dytë (master) apo të tretë (doktoratës).
“Ju njoftoj se është shfuqizuar një Udhëzim Administrativ Nr. 03/2018, i cili ua pamundësonte shumë të rinjve e të rejave vijimin e studimeve të ciklit të dytë (master) apo të tretë (doktoratës). Për UA Nr. 03/2018, MAShTI ka marrë ankesa të shumta, pyetje, kërkesa e shqetësime nga dekanë, studentë dhe nga disa OJQ. Prandaj MAShTI ka iniciuar rastin me kërkesë në Zyrën Ligjore të Kryeministrit që të shqyrtojë aspektin ligjor e procedural të këtij UA.
Zyra Ligjore e Kryeministrit ka konstatuar që UA Nr. 03/2018 nuk ka bazë ligjore në Ligjin për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037, si dhe nuk ka kaluar fazat procedurale për aprovim të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Andaj, sot, ju njoftoj se Qeveria në detyrë me vendimin nr. 04/25 të datës 17.04.2020, ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2018 për Gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë.
Në ndërkohë, MAShTI do të rregullojë në mënyrë institucionale e ligjore këtë çështje duke siguruar kështu avancim të cilësisë në arsimin e lartë, me konsultim të gjerë të te gjitha palëve dhe duke evituar çdo diskriminim dhe shkelje të te drejtave të studentëve”, ka shkruar Bajrami në profilin e vet në “Facebook”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…