LAJME

Performon për herë të parë në Tiranë, Ricky Martin ka dy fjalë për ‘tokën e shqiponjave: Është vendi më mikpritës që do të vizitoni ndonjëherë

Në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për skenën ku do të performojë për herë të parë ylli i muzikës latine Ricky Martin, i cili do të dhurojë një performancë elektrizuese dhe plot atmosferë.

Këngëtarin e njohur latin e ndajnë vetëm pak orë nga performanca e mbrëmjes së sotme në mes të Tiranës, përballë një publiku të shumtë në numër, të cilët mezi e kanë pritur këtë ditë.

Artisti i cili ka mbërritur në kryeqytet rreth dy ditë më parë, ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Durrësit, ku publikoi dhe një foto të tijën në qytetin bregdetar.

Mirëpo përveç kësaj, Ricky nuk la pa theksuar faktin se Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe këtë gjë ai ia bëri të ditur dhe 18 milionë ndjekësve të tij në Instagram, ku kishte publikuar një status ku thuhej:

“Një ndër gjërat më fantastike që shikoni kur udhëtoni në ‘tokën e shqiponjave’, nga kryeqyteti, tek malet apo tek historiku i qyteteve, ju do të mirëpriteni nga vendasit. Shqipëria është një nga shtetet më mikpritës që do të vizitoni ndonjëherë”- thuhej në postim krahas të cilën këngëtari e pohoi plotësisht duke shkruar: ‘Fakte’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago