Barcelona është duke ndërtuar stadiumin e ri dhe “një dorë” në këtë proces po e japin edhe punëtoret nga Shqipëria. Mirëpo, këtë pasdite rreth orës 15:00 në kantierin e “Camp Nou” ka pasur një përleshje mes punëtorëve nga Shqipëria dhe Rumania.
Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi tregon se janë përdorur armë të ftohta dhe se u vendos që gjithë të përfshirët të pushohen nga puna.
Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të ‘Camp Nou’, teksa një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.
“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.
Stadiumi i rinovuar ‘Camp Nou’ pritet të hapet me një kapacitet të kufizuar në mars 2025.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…