KRYESORE

Turqia dronë kamikazë edhe për Serbinë! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes

Presidenti turk Erdogan njoftoi nga Beogradi se kanë rënë dakord me Aleksander Vuciç që Serbia dhe Turqia të zhvillojnë së bashku fushën e industrisë së mbrojtjes. Edhe në Serbi ashtu si në Tiranë Erdogan tha se do ti dhurojë Serbisë drone kamikaze.

Erdogan e vizitoi Serbinë për herë të katërt që prej 2017-ës. Vizita e cila kishte mjaft vëmendje për atë se çfarë do të prodhonte solli një marrëveshje në fushën ushtarake. Presidenti turk tha se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e mbrojtjes, por kjo industri siç tha Erdogan do të jetë e përbashkët me vetëm një synim.

“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan.

Edhe në Beograd, ashtu si në Tiranë, lideri turk njoftoi se pjesë e bashkëpunimit të tyre do të jenë edhe dronët turq që do t’i dhurohen Serbisë, ku nuk u speicifikua ndonjë numër.

Kërkesat ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronë TB2 Bayraktar, janë rritur shumë pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Kompania turke Baykar thënë se ka nënshkruar marrëveshje eksportimi me 30 vende, përfshirë, Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet mes dy vendeve të cilat dalin në pah siç u shpreh tek treguesit ekonomik të cilët janë rritur.

“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vite më parë”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e dy qeverive ndërkohë firmosën 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë. Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime. Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023. Kompanitë turke janë prezente në Serbi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm. Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës. Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago