Dëshmia e Motër Maria Kaletës mbi historinë e jetuar prej saj që prej kohës së komunizmit, ka prekur shumë zemra besimtarësh, ndër të cilët, personaliteti më i rëndësishëm ishte edhe vetë Papa Francesco.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2014, Maria Kaleta ishte një ndër dy personat, të cilët rrëfyen historinë e tyre. Me historinë e saj, Papa u përlot dhe e shpërndau gjerësisht bashkëvuajtjen e tij me botën, për çfarë kishte ngjarë në Shqipërinë komuniste.
Javën e shkuar, në moshën 92-vjeçare, Kaleta ndërroi jetë.
Tashmë, vetë faqja zyrtare e Vatikanit, e përkujton atë për kontributin e çmuar me rrëfimet rrënqethëse dhe besimin e madh që përcolli.
“Motёr Maria Kaleta, dëshmitarja e Kalvarit qё populli dhe Kisha përshkuan gjatё regjimit komunist nё Shqipёri, u kthye nё shtёpinё e Atit Hyjnor, duke lёnё pas rrёfimet e saj si njё thesar jete shpirtёrore, qё dёshmojnё forcёn e besimit nё Zotin dhe dashurinё ndaj popullit e vendlindjes”.
Kështu përshkruhet ikja e saj nga kjo botë nga selia e shenjtë.
Ndërsa në përshkrim, ajo cilësohet si një “mistike e udhës së Kryqit”.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…