Përmbaruesi kërkon borxhin nga Telekomi “brenda 60 minutave”

Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Në tërësi ky borxh kap shumën prej 26,789,532,62 euro.

-Shumën prej 24,684,003,15 Euro në emër të borxhit kryesor

-Shumën prej 2,150,00 euro në emër të shpenzimeve konstestimore

-Shumën prej 871,40 euro në emër të shpenzimeve të procedurës përmbarimore

-Shumën prej 374,001,14 euro në emër të efikasitetit për zbatim të përmbarimit dhe

-Shumën prej 1,728,506,93 euro në emër të kamatës ligjore

“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.

Ndërkaq në një përgjigje për KOHËN nga Telekomi, thuhet se ky është kolapsim i kësaj ndërmarrjeje.

Sipas tyre, me këtë urdhëresë ndërpriten të gjitha llogaritë.

“Është çështje ditësh deri kur mund të ndërpriten të gjitha shërbimet. Ne do ta informojmë aksionarin dhe ministrinë e linjës të shohim se çka mund të bëjmë. Do të tentojmë të gjejmë ndonjë zgjidhje. Do të dalim me një komunikatë për media shumë shpejt”, thuhet në përgjigje.

Burimet e KOHËS mësojnë që në llogari ishin rreth 3 milionë euro të cilat Qeveria ia kishte thënë Telekomit gjatë pandemisë.