Menaxhimi i situatës me koronavirus i ka përplasur mbrëmë në distancë deputeten Mimoza Kusari-Lila dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kusari-Lila tha se emërimi i Zemajt në postin e ministrit të Shëndetësisë është ofendim për qytetarët, ndërsa Zemaj ka thënë se fjalët e Kusarit janë motivim për të punuar dhe për të, duke ia përmendur aktakuzën e ngritur së fundi ndaj saj.
“Duhet të ketë person që e kupton seriozitetin e situatës. Në fund nëse je në pozitë të tillë, s’je vetëm i partisë që të ka deleguar, por i gjithë qytetarëve. Sjelljen e Zemajt e konsideroj joserioze. Vetë emërimi i tij pa bagazh në sektorin e shëndetësisë ka qenë joserioze, dhe gati se ofendim për qytetarët, nga ana e LDK-së. Është jurist, ka bagazh në punët parlamentare, është përfolur si i nominuar për Bujqësi e në fund doli ministër i Shëndetësisë. Kjo tregon mungesën e seriozitetit për trajtimin e pozitave qeveritare. Ka pas tendencë vetëm që të vihet te pushteti. Të tjerat janë subjekt i pazarit. Ndodhi mu në mes të pandemisë”, tha Kusari-Lila në Interaktiv.
Pak pas kësaj deklarate, Zemaj, përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur Kusari-Lilës duke ia theksuar akuzën nga Prokuroria Speciale për rastin e “faljes së hidrocentraleve”.
“E akuzuara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari (aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special) për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve, pasuri e qytetarëve të Kosovës, e paska quajtur ofendim për qytetarët e vendit, zgjedhjen e një juristi në krye të MSh-së. Tani çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion? Qytetarë të vendit tim, edhe një motiv shtesë për mua që të punojmë me shumë në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…