Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë.
Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë, shkruan abcnews.al.
Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani.
Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë.
Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…