Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ministrinë e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, një një restaurant në periferi të Prishtinës.
Për se Dendias do të darkonte me Kurtin, kishte njoftuar të shtunën mbrëma Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë në uebsajtin zyrtar.
Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bëri të ditur se gjatë takimit Kurti-Dendias, u diskutua për marrdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre.
Paraprakisht, ministri grek i jashtëm u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Presidentja Osmani në takimin me ministrin grek e vlerësoi angazhimin proaktiv të Greqisë në rajon.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.