Të paktën 8.7 milionë banorë në Greqi do të përballen sot me temperatura mbi 41 °C, sipas të dhënave nga Observatori Kombëtar i Athinës.
Në të njëjtën kohë, rreth 120 mijë persona të përballen me temperatura mbi 45 °C. Mediat në vend raportojnë se këto janë shifra që pasqyrojnë numrin e banorëve të përhershëm dhe se çdo lloj zhvendosjeje e përkohshme nuk është llogaritur.
Dita e sotme është kategorizuar në nivelin maksimal të rrezikut që do të thotë temperatura ekstreme me efekte të theksuara shëndetësore, në 3 nga 6 qytetet ku aplikohet kategorizimi, në Athinë, Larisa dhe Selanik.
Ndërkohë, në Rodos, zjarri që po shkatërron ishullin është ende jashtë kontrollit. Të shtunën, autoritetet evakuuan 30 mijë persona, nga të cilët 2 mijë u desh të transportoheshin nga plazhet me anije.
Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, duke shkatërruar edhe hotele luksoze, si dhe shumë banesa. Ndërkohë vijon puna e zjarrfikësve të angazhuar në vijën e parë kundër temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…