Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, nga e cila nga të dhënat paraprake mësohet se kanë mbetur pesë të vdekur.
Policia e Kosovës bën me dije se vajza police ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj duke qëlluar në fund edhe ndaj vetes.
Kështu, numri i viktimave ka shkuar në pesë në Gjilan duke shënuar një ndër tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit në këtë qytet.
Policen e kanë larguar fillimisht nga policia pasi kishte probleme psiqike, por më pas ajo është rimarrë në punë duke i dhënë një detyrë civile. Me këtë detyrë ajo nuk ka të drejtë të mbajë armë, ndërsa mbetet ende e paqartë se ku e ka gjetur pistoletën me të cilën shoi familjen.
Sëfundmi kanë dalë pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, në të cilën gjenden një numër i madh policësh, të cilët po bëjnë këqyrjen e shtëpisë ku ka ndodhur krimi.