Avokati Besnik Berisha, ka folur për sigurinë në vend dhe incidentet e fundit që kanë ndodhur javët e fundit, vrasjen e grabitësit të argjendarisë në Suharekë, vrasjen e gruas së Naim Murselit mbrëmë dhe rastet e tjera të rënda.
Duke përmendur grabitjen që ndodhi në Suharekë, vrasjen e njërit nga të dyshuarit, Berisha tha se disa prej tyre kanë pasuri rreth 2 milionë euro.
Po ashtu, ai ka thënë se disa prej tyre janë fetarë radikalë, duke hedhur dyshime që gjuajtjen e kanë trajnuar më parë.
”Të arrestuarit, pra grabitësit e Suharekës, disa prej tyre kanë pasuri rreth 2 milionë e sipër, pasuri familje bëhet fjalë për 2 milionë. Është e vërtetë që njëri nga grabitësit që ka rënë në prangat e policisë ka qenë i liruar para dy jave nga burgu”.
“Çfarë është shqetësuese këtu, është fakti që këta njihen si radikal në fe, njihen si njerëz që kanë praktikuar dhe ato gjuajtje me kallash sikur film hollywood, që i bie që janë trajnuar në vende të ndryshme e që nuk përjashtohet edhe në organizata terroriste. Ajo që dihet është që janë pesë-vakli. Ata që i falen pesë vakte nuk dalin me vra policin që paguhet 500 euro”, ka thënë ndër tjerash Berisha në Pressing.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…