Avdullah Hoti ka paraqitur para Kuvendit të Kosovës kabinetin e tij qeveritar, që pret të votohet gjatë ditës.
Në këtë përbërje, që tashmë dihen nga komuniteti serb janë propozuar, Goran Rakiq si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal, si dhe Dalibor Jevtic si Ministër i Kthimit.
Me emërimin e Rakiqit, edhe Mitrovica e Veriut do të shkojë në zgjedhje.
Edhe Podujeva është duke pritur që zgjedhjet të mbahen për kryetar, pas emërimit të Agim Veliut, Ministër i Brendshëm.