Grupi i mercenarëve rusë Wagner në krye me Yevgeny Prigozhin, janë duke pësuar humbje të mëdha në luftë në Ukrainë.
Ata gjatë betejave në Bahkmut dhe Soledar kanë humbur qindra pjesëtarë të grupit famëkeq të mercenarëve rusë, që ndryshe njihet si ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Ata aktivizohen sa herë që Putin ka nevojë të kryhen disa punë të pista për të. Megjithatë ukrainasit po dalin të jenë “arrë e fortë” për Wagnerin rus që çdo ditë po humbin qindra pjesëtarë në fushëbetejë.
Këtë më së miri e dëshmon një video amatore, ku brenda një objekti që ngjante me një fabrikë shihen qindra kufoma të pjesëtarëve të Wagnerit që ishin futur në arkivole dhe po bëheshin gati t’i dorëzohen Moskës.
Aty shihen pjesëtarët e Wagnerit që janë futur nëpër thasë të zi të najlonit, dhe më pas janë shpërndarë nëpër arkivole të cilët i mbyllnin disa ushtarë ukrainas.
Këto pretendime i ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili disa herë ka theksuar se Prigozhin dhe ekipi i tij nuk do të shpëtojnë nëse ia mësyjnë Ukrainës.