POLITIKE

Plakushët e ushtrisë serbe – mosha, armiku që rrezikon ta zhbëjë forcën ushtarake të Serbisë

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, me të nisur viti 2022, Serbia ka humbur 47 oficerë dhe 24 nënoficerë, ndërsa janë rekrutuar vetëm 17 oficerë të rinj, ka njoftuar Unioni Ushtarak i Serbisë, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij unioni, kjo gjë përbën shqetësim për faktin se gjysma e tyre janë oficerë deri në gradën major, dhe se në këtë gradë janë katër pilotë kyesisht të rinj.

Ky union lajmëron se Serbia nuk ka ushtri operacionale dhe se brenda pesë viteve kërcënohet me zhdukje të plotë.

“Shteti vazhdon të injorojë plotësisht kolapsin e kahershëm dhe të vazhdueshëm të personelit të ushtrisë sonë, rolit kushtetues dhe funksionimi i së cilës është aktualisht në pikëpyetje”, thuhet në reagimin e këtij segmenti ushtarak.

Për shkak të personelit tejet të moshuar dhe fluksit  të vogël, ushtria serbe nuk ka ka arritur të rinojë veten dhe të zë hapin, përcjell më tej “Danas”.

“Për shka ktë largimit të anëtarëve profesionalë ushtarakë dhe mungesës së ndërgjegjes dhe kujdesit shtetëror, dhe qëndrimit katastrofik të individëve, të atyreve që shteti u ka besuar lidershipin dhe komandën, menaxhaminim e ushtrisë”, shkruhet më tej në listimin e shqetësimeve drejtuar ushtrisë serbe.

“Duke nisur që nga ky vit flluksi potencial i personelit në ushtri është edhe më i ulët, sepse edhe kandidatët më të rinj të cilët kanë pasur për obligim të shërbejnë në ushtri janë të moshuar për t’u pranuar në shërbim ushtarak, si ushtar profesional”.

“Për shkak të këtij fakti, ushtarët në shërbim vullnetar ushtarak, në 90% të rasteve, përjetojnë zhgënjim, dhe pas përvojës rrënuese, ata heqin dorë nga idea e zgjedhes së shërbimin ushtarak si ushtarë profesionalë”, thuhet më tej nga ky union.

Ushtria serbe

Sipas tyre, ministrat paraprap, me biografi kriminale, kanë abuzuar me sistemin e mbrojtjes të ushtrisë eksluzivisht për të përmirësuar vlerësimet në sondazhe politike, derisa kanë rrënuar sistemin ushtarak.

“Derisa brenda pesë viteve ushtria kërcënohet me zhdukje të plotë”, thuhet më tej.

“Pakujdesia, nepotizmi, privitazimi dhe uzurpimi i pozitave të rëndësishme menaxheriale në ushtri, korrupsioni, krimi dhe format më të këqija të shkeljes së ligjit, kanë sjellur faktin se Serbia, fatkeqësisht, sot mund të thuhet se nuk ka ushtri operacionale që mund të t’i përgjigjet detyrës së saj kushtetuese, për të cilën gjë dikush duhet të merr përgjegjësi”, përfundon shkrimi, përcjell “Danas”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago