Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov foli për likuidimin e kadirovitëve “elitë”.
https://www.youtube.com/watch?v=44pfVyeWb8Y
Këta të fundit, planifikonin të vrisnin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Operacioni special që do të kryhej drejtpërdrejt nga kadirovitët për të eliminuar presidentin tonë sot është plotësisht i njohur. Dhe mund të them se kemi marrë informacion nga përfaqësues të FSB-së, të cilët sot nuk kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme. Dhe falë kësaj, mund të them se grupi elitar i Kadyrov-it, i cili mbërriti këtu posaçërisht për të eliminuar presidentin tonë, u shkatërrua drejtpërdrejt”, tha Danilov.
Ai tha gjithashtu se “grupi i Kadirov-it” ishte i ndarë në dy grupe.
“Ne i gjurmuam. Një grup ishte i mbuluar në Gostomel, një grup tjetër është tani, le të themi, të zënë robër”, shtoi zyrtari ukrainas.
Më 15 shkurt, Volodymyr Zelensky deklaronte se armiku e caktoi atë si objektivin numër 1, dhe familjen e tij si objektivin numër 2.