FOTO&VIDEO

Plehrat e Shqipërisë bëhen lajm botëror

Shirat e dendur të ditëve të fundit që sollën fryrjen e lumenjve dhe erërat e forta kanë nxjerrë në pah edhe këtë fillim sezoni dimëror katastrofën mjedisore të shkaktuar nga mosmenaxhimi si duhet i mbetjeve.

Nga veriu në jug, sidomos në zonat bregdetare, plehrat kanë pushtuar bregun ranor. Në mungesë të ndarjes që në burim të mbetjeve dhe më pas përpunimit dhe riciklimit të tyre, tonelata me plehra, plastikë, mbetje urbane dhe inerte kanë zaptuar vijën bregdetare, duke i kthyer këto zona në landfille të mëdha mbeturinash.

Kjo situatë katastrofike edhe këtë vit, i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Mbetjet nga vendi ynë, ndryshe nga shtetasit e këtij vendi e kanë kaluar lirshëm detin Adriatik, që i ka marrë me vete, duke i çuar drejt brigjeve të qytetit bregdetar kroat të Dubrovnikut. Një nga destinacionet e turizmit botëror.

Lajmi u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare, madje edhe në faqet e gazetës amerikane New York Times.

Mediat kroate raportojnë se kjo është një situatë e përsëritur çdo vit dhe se ka nisur menjëherë aksioni për pastrimin e këtyre mbetjeve. Mbeturinat plastike janë një çështje veçanërisht e ndjeshme në këtë qytet me 42 mijë  banorë, i cili pret çdo vit 4.5 milionë turistë.

Ekipeve të pastrimit të territorit në Dubrovnik iu deshën tre ditë rradhazi për të pastruar plazhet nga këto mbetje që kanë mbërritur nga shtetet fqinj, kryesisht nga Shqipëria. Kjo bazuar edhe tek etiketat e shisheve plastike, madje edhe nga ky top futbolli që ka përfunduar në duart e gazetares kroate.

Kryetari i Bashkisë Frankoviç shprehet se Shqipërisë i është ofruar ndihmë financiare për ta ndihmuar atë të menaxhojë si duhet mbeturinat.

“Jam i sigurt se përmes procesit të bashkëpunimit europian, shqiptarët do të marrin udhëzime të qarta se çfarë të bëjnë për përpunimine  mbetjeve.”, tha Frankoviç.

Ekspertët vënë theksin tek riciklimi i mbetjeve.

Ka shishe plastike, pantofla, kova e gjithçka tjetër e gomuar.”, tha Ena Gubelic, eksperte e mjedisit.

Ekspertët e mjedisit besojnë se vetëm bashkëpunimi ndërkufitar mund ta zgjidhte problemin e transferimit të mbetjeve në rrugë detare. Sipas tyre, duke përdorur edhe monitorimin satelitor, mund të përcaktohet zona me mbeturina ndërsa ato janë ende në det të hapur për t’i asgjësuar ato përpara mbërritjes në breg.

Së fundmi, Kuvendi miratoi ligjin e ri për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Me ligjin e ri krijohet Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.

Në raportin e vlerësimit të përgatitur për BE-në vlerësohet që kostot e përgjithshme të investimit për këtë proces të shkojnë në rreth 683 milion euro deri në vitin 2035.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago