Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Japonia ditën e djeshme, u zotua se do të ndërhynte edhe ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse sulmohet nga Kina.
Përgjigja e Kinës ndaj kësaj deklarate nuk vonoi. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Zhu Fenglian, Biden “po luan me zjarrin”.
Biden: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse Kina pushton Tajvanin
“Lëvizjet e fundit të SHBA-së në Tajvan rrisin tensionin në ngushticën e Tajvanit. Kjo është të luash me zjarrin dhe është shumë e rrezikshme”, tha Fenglian, sipas agjencisë lokale të lajmeve Xinhua.
Nga ana tjetër, ajo i kërkon Uashingtonit që “përcaktimeve të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”.
Prandaj, Fenglian rekomandon që Shtetet e Bashkuara “të ndërpresin menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme kineze, ose përndryshe marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit, mund të dëmtohen”
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…