Pas hyrjes së tre helikopterëve serbë në territorin e Kosovës, ka reaguar Aleanca Veri-Atlantike, NATO.
NATO ka bërë thirrje që situata në veri të Kosovës të shtensionohet menjëherë dhe duke treguar edhe mandatin që ka në Kosovë.
“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu.
Lungescu në një reagim në Twitter ka bërë thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm.
NATO u bënë thirrje të dyja shteteve që të kthehen në dialog.
“NATO thërret për de-eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Ne ftojmë Beogradin të tregojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet të ofrojë siguri, ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.
Reagimi i NATO-s vjen menjëherë pas hyrjes së 3 helikopterëve serbë në territorin e Kosovës, duk provokuar situatën në Jarinje.
Marrëveshja e Kumanovës e 9 qershorit të vitit 1999 mes NATO-s dhe ish Jugosllavisë së atëhershme (Serbisë) në Nenin e parë ku flitet për detyrimet e palëve nënshkruese në pikën tre (3) ku për qëllimet e marrëveshjes në paragrafin (d) thuhet se perimetri i sigurisë ajrore është prej 25 km në brendi të Serbisë.
“d. Zona e Sigurisë Ajrore (ASZ) përcaktohet si një zonë prej 25 kilometrash që shtrihet përtej kufirit të krahinës së Kosovës në pjesën tjetër të territorit të RFJ-së. Ai përfshin hapësirën ajrore mbi atë zonë 25 kilometra”.