“Po ta dija se do të rrëshqiste këtu, s’do ta votoja Gjykatën Speciale për 1 mijë vjet”, Gani Geci i reagon Skënder Hysenit: Me mujt e hani njëri tjetrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet.

Hyseni tha se Gjykata Speciale është votuar për një premisë të vetme, hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martyt për trafikim organesh të qenieve njerëzore.

“Skandali me Dick Marty dhe gjoja kërcënimet që po i bëhen atij ka qit në sipërfaqe diçka tjetër. Pse Kosova institucionalisht do të duhej të mirrej pak më nga afër, është një arsye tjetër madhore. Dhomat e specializuar që po quhet Gjykatë Speciale janë votuar në Kuvend të Kosovë me një premisë të vetme hulumtimi dhe investigimi i pandemave në raportin e Dick Marty për trafikim organesh me qenie njerëzore. Kjo ka qenë arsyeja bosht pse është kërkuar nga Kosova, ndërkohë që sot sipas të gjitha informacioneve, ajo Gjykatë, asnjë pa përjashtim nuk merren me këtë temë fare”, tha Hyseni.

“Ka pas dilema të mëdhaja të votohet apo të mos votohet. Jam bind që të votohet pikërisht për atë arsye. Po ta dija se do të rrëshqiste në diçka çfarë ka rrëshqitur nuk do ta votoja për 1 mijë vjet”, është shprehur Hyseni.

Pas kësaj deklarate të Skender Hyseni, ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Geci përmes një komenti, në facebook thotë se kur po rrejnë disa persona të LDK-së po i dhemb koka.

“Kur po rrejnë disa të LDK-së, tu rrejt kryet po më dhemb, me vite të tëra piskatshin duhet zbardhur vrasjet politike, vrasjet politike tash po rrejnë”, shkruan Geci në koment ku është shpërnda lajmi i Skender Hysenit.

“Bile decidivisht në vitin 2014 iu kam thanë njerëzve në strukturat e besueshme se po himë në koalicion me PDK-në se Hashim Thaçi ka me shku në Gjykatën Speciale, e nuk ka me pas vakt me u ba president. Tash rrejnë kishe po na dhimbset. As juve nuk ju don PDK m’sa kripen në sy, as ju nuk e doni PDK-në sa kripen në sy, baheni bashkë me vjedhë e në anën tjetër me mujt e hani njëri tjetrin”, përfundon komentin Gani Geci.