Policia dhe ministri Zemaj largohen nga Infektiva, askush nuk jep detaje për vdekjen e 4 pacientëve
Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj është larguar nga Klinika Infektive, pa dhënë detaje se çka ndodhi me vdekjen e katër pacientëve me Covid-19.
Dyshohet se pacientët kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit. Ndërkohë, edhe Policia e Kosova ka larguar shiritat me të cilët ishe rrethuar një hapësirë para infektives.