LAJME

Policia e Kosovës ndalon 3 vetura me targa serbe, në 3 raste të ndryshme parandalon kontrabandë me birra

Policia e Kosovës thotë se sot ka parandaluar 3 raste të ndryshme të kontrabandimeve me mallra.

Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024, rreth orës 16:35, thotë se në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit, ka ndalur për kontroll automjetin Passat me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga i dyshuari S.B., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar).

“Në veturë ka qenë edhe një pasagjer tjetër. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 287 copë shishe me nga 0.5 litra birra, për të cilat i dyshuari nuk kishte poseduar dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre. Dyshohet që birrat janë sjell përmes rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër ka të bëjë sërish me kontrabandë. Policia thotë se njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin Audi me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari M.S., (viti I lindjes 1993, mashkull serb kosovar).

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 297 copë shishe me nga 0.5 litra birra për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet tutje.

Rasti tretë, sërish me kontrabandë dhe sërish një veturë me targa serbe.

Njësia e Task Forcës – DRK Lindja, sot më 30.01.2024 rreth orës 16:35, në hyrje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ka ndalur për kontroll automjetin e markës Mercedes, me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari S.D., (viti i lindjes 1994, mashkull serb kosovar).

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 300 copë shishe me nga 0.5 litra birra të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përcjellës mbi transportin dhe prejardhjen e tyre dhe dyshohet që birrat janë sjell rrugëve ilegale nga Serbia duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastet është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rasteve, të cilat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Malli i sekuestruar së bashku me automjetet i dorëzohen Doganës së Kosovës.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago