Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga ‘truri’ jashtë shtetit

Policia greke ka çmontuar një rrjet terrorist që me udhëzime nga jashtë, po planifikonte sulme kundër objektivave të përzgjedhur me kujdes në territorin grek.

Në kuadër të këtij aksioni, në pranga ranë dy pakistanzezë, 29 dhe 27 vjeç si bashkëpunëtorë të drejtuesit të një grupi terrorist që vepronte jashtë vendit si ‘truri’ i rrjetit.

Sipas mediave greke, synimi i tyre ishte jo vetëm të dëmtonin qytetarët e pafajshëm por edhe të cënonin sigurinë në vend, duke dëmtuar institucionet shtetërore të Greqisë. dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare me vendet e tjera Ata kishin përzgjedhur edhe ndërtesat ku planifikonin të kryenin sulme terroriste.

Për arrestimin e tyre reagoi edhe ministri grek i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos i cili e cilësoi operacionionin si shumë të rëndësishëm dhe tha që siguria kombëtare është prioritet në Greqi.