Policia jep detaje për arrestimin e dy rusëve në kufi me Serbinë

Dje në fshatin Sarpelj në Leposaviq, janë arrestuar dy rusë, burrë dhe grua.

Policia e Kosovës njofton se ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Bëhet e ditur gjithashtu se policia kufitare i ndaloi derisa po udhëtonin në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga konstrabandistët.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.