FOTO&VIDEO

Policia kërkon ndihmë nga FACEBOOK për të zbuluar kush e kërcënoi kryeministrin Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës kërkoi që të tjerët të mos merren me çështjen e komentuar e ndryshimit të statusit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se është e rëndësishme që ai u kërcënua me jetë.

E sipas tij, kërcënimi nga Garda Vullnetare Shqiptare”, ka ardhur si kërcënim përmes Facebook dhe është shpërndarë. Në një bisedë për Reporterin, Përparim Kryeziu theksoi se kërcënimi ka ardhur vetëm nga rrjeti social, shkruan Reporteri.net.

Menjëherë pas adresimit të këtij kërcënimi, Policia e Kosovës ka marrë masat për të nisur hetimet. Madje, për të ndihmuar në hetimin e gjetjes së personave që e kanë ngarkuar dhe shpërndarë këtë kërcënim në rrjete sociale, është kontaktuar edhe zyrtarisht Facebook.

“Janë duke u zhvilluar hetimet… për këtë rast janë kontaktuar edhe zyrtarët e Facebook”, ka thënë Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës.

Sidoqoftë, kryeministri Kurti e ka lidhur këtë kërcënim me çështjen që është në trajtim në Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se kjo komunikatë nuk ishte në drejtim të tij, por të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata. Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndryshe, Garda Vullnetare Shqiptare është term i padëgjuar deri tash për ndonjë grup. Ai u bë i njohur vetëm kur kryeministri Kurti e publikoi kërcënimin në faqen e tij në Facebook, ku bëri të ditur se po kërcënohet me jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago