Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim, përmes “Kontrollit nga ajri” me dron ka gjetur të mërkurën në malet e Koshares një plantacion me rreth 250 bimë të mbjella që dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa.
Sipas njoftimit nga policia, vëzhgimi është bërë me dron në një sipërfaqe të maleve rreth 5 kilometra, me lartësi 500 metra.
“Me datë 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar planin operativ ‘Kontroll nga ajri’, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra”, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me autorizim të tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe janë asgjësuar, përderisa njësia e Krim-Teknikës së Policisë ka marrë mostrat, bën të ditur PK-ja.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…
Një ndryshim i madh po vjen për Gmail dhe injorimi i tij mund t’ju vërë…
Fushata ajrore me ritëm të lartë e Izraelit kundër Iranit po shkakton shqetësim midis analistëve…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare, Tulsi…