Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq pas mesnate.
Siç njofton Policia e Kosovës mjeti dyshohet të jetë shok bombë, ndërsa tha se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, ka thënë policia.
Ndërkaq, mbrëmë policia ka realizuar një operacion policor në veri të Kosovës ku, siç ka thënë, ka përfunduar me ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës, siç janë:
-Qarku i Mitrovicës së Kosovës,
-Komuna ilegale e Mitrovicës,
-Komuna ilegale e Zveçanit,
-Komuna ilegale e Zubin Potokut dhe
-Komuna ilegale e Leposaviqit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…